Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin artistik, Kida, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në karrierën e saj profesionale.
Ajo tashmë edhe pak ditë publikon projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Mozzik, ndërsa në rrjetet sociale nuk ka munguar me imazhe dhe video të ndryshme.
Krijuesja e shumë hiteve së fundmi ka publikuar disa imazhe të reja ku vjen në formë të mrekullueshme.
Për fotosesionin e ri, Kida ka zgjedhur një stil unik të flokëve e po ashtu edhe një kostum të veçantë ngjyrë ulliri.
Pamja e këngëtares u komplimentua mjaft shumë edhe nga ndjekësit e saj krahas postimit në hapësirën për komente.
“Kjo nuk është paranojë”, ka shkruar artistja e njohur referuar ndonjë teksti të këngës së re.
Sidoqoftë, projekti i ri i Kidës mezi po pritet edhe nga fansat dhe nuk ka dyshim se do e ketë suksesin e merituar edhe nga publiku. /Telegrafi/