Telegrafi

Kida e lumturon veten duke blerë një iPhone 7 (Foto)

Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida, ditë më parë mbajti një koncert mjaft të madh në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, gjersa u bë e ditur se tashmë ka nisur rrugën drejt karrierës ndërkombëtare, pas nënshkrimit të kontratës me “Sony Music”.

Ndërkohë, vetëm pak muaj më parë, këngëtarja Latifi solli këngën e saj më të fundit “Andërr”, e cila u prit mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Edhe Kida me kontratë ndërkombëtare, sjell koncert me DJ e njohur botëror (Foto)

Duket se gjithë këto suksese në karrierë po e lumturojnë pafund këngëtaren 19 vjeçare, e cila edhe veten e saj nuk po e lë keq, duke e shpërblyer për punën e mirë që bën.

Së fundmi, Kida ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, se ka vendosur ta lumturojë veten duke blerë një iPhone 7 të ri, ngjyrë të kuqe.

“Bëje veten tënde të lumtur”, shkruan këngëtarja, gjersa tregon se i është gëzuar shumë telefonit të ri. /Telegrafi/

Kida bëhet me iPhone 7 të ri. Foto nga InstaStory.