Orhidea Latifi – e njohur me emrin artistik Kida dhe Gramoz Aliu – i njohur si Mozzik, kanë ardhur me duetin muzikor të titulluar “PP” (Paranoia, Pishmon).
Producenti i njohur Mixey qëndron prapa realizimit muzikor të këtij bashkëpunimi. Për tekstin është kujdesur reperi Mozzik, edhe për versionin “Paranoia”, edhe për atë “Pishmon”.
Koncepti dhe regjia e videoklipit është bërë nga Elena Kelmendi, ndërsa për realizimin e anës vizuale është kujdesur produksioni Imagine films.
Kida dhe Mozzik kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e të njëjtit label muzikor.
“Premtimet” është një prej hiteve të tyre të mëdha të publikuara para katër vitesh dhe që numëron afro 50 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/