Telegrafi

Kida dhe Mozzik publikojnë video duke gjuajtur me armë në poligon

Mozzik dhe Kida (Foto: Instagram)

Dy artistët që kohëve të fundit kanë rrëmbyer zemrat e mijëra fansave janë padyshim Mozzik dhe Kida.

Edhe në lansimin e projektit të tyre të përbashkët “PP”, ata kanë dëshmuar se janë një dyshe fantastike për të sjellë duete.

Marrëdhëniet e tyre profesionale kanë filluar vite më parë, por edhe shoqëria e tyre vazhdon edhe ditët e sotme.

(Foto: Instastory)

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Kida ka ndarë disa video në të cilat shihet se dyshja kanë provuar të gjuajnë me armë në poligon.

Fillimisht, këngëtarja kishte ndarë vetën pjesën ku Mozzik po gjuante, ndërsa në një tjetër ata shihen së bashku.

 

Ndërkaq, vlen të përmendet se bukuroshja brune së fundmi ka bërë të ditur se është duke punuar në projektin muzikor “Edhe sa”, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/