Telegrafi

Kida dhe Mozzik arrijnë mbi 1 milion klikime në më pak se 24 orë

Kida dhe Mozzik (Foto: YouTube/Kida)

Aristët më të dashur për publikun shqiptar, Mozzik dhe Kida, ditën e djeshme (e enjte) kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

“PP” titullohet projekti i tyre, në të cilën ekzistojnë dy këngë të tipeve të ndryshme, por mjaft të pëlqyera.

Dyshja kanë sjell një mënyrë të veçantë interpretimi, ndërsa nga ana vizuale ata duket se janë përkujdesur në pothuajse secilin detaj të mundshëm.

E publikuar në të gjitha platformat digjitale, deri më tani në YouTubë projekti ka marrë mbi 1 milion klikime në më pak se 24 orë.

Një gjë e tillë ndonëse ka qenë i ditur, pasi dyshja qysh më parë kishin premtuar hitin veror për dëgjuesit e muzikës së tyre.

Por, për të gjithë këtë punë, është përkujdesur producenti Mixey, ndërsa tekstshkrues ka qenë Mozzik. /Telegafi/