Telegrafi

Kida dhe Fero publikojnë këngën e re “Harroj” (Video)

Rap-artisti i ri Fero dhe këngëtarja Kida kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Harroj” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është punuar nga Zzap dhe Chriss, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Fero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuele e këtij projekti i është besuar produksionit “FilmNation”.

Kida

Kida është ajo, e cila edhe këtë herë rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive në klip.

“Harroj” pritet të jetë suksesi i radhës për dyshen, të cilët janë tashmë emra të afirmuar të labelit “ON Records”. /Telegrafi/