Ajo gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, e cila ka fituar zemrat e publikut prej shumë vitesh.
Dhe duke qenë se gjatë sezonit të verës ka qenë më pak aktive me projekte muzikore, ajo ka nisur punën për një të tillë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_1-54.png)
Me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se ka gati këngën e re.
“Këngët e reja po vijnë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë apo nëse do të vijë me një bashkëpunim.
E fundit prurje nga Kida mbetet “AM/PM” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin rreth dy muaj më parë.
Kënga e dyshes deri më tani ka grumbulluar mbi 27 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/