Telegrafi

Kida bëhet me veturë luksoze, vlera e së cilës arrin vlerën mbi 100 mijë euro

Kida Foto: Instagram/kida

Artistja e njohur, Kida, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Bukuroshja për vite me radhë ka rezultuar e suksesshme në industrinë muzikore, duke mbajtur edhe mbrëmje të shumta jashtë vendit.

Suksesi i saj nuk kishte si të shpërblehet më mirë përpos një dhuratë për vete, ashtu siç Kida ka bërë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se është bërë me veturë të re.

“Mercedes” është marka që ajo ka zgjedhur, ndërsa çmimi i saj arrin vlerën mbi 100 mijë dollarë.

“Bisha ime”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Ndërkaq, “Drunk” është projekti saj I fundit që është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/