Site icon Telegrafi

Kida bëhet me flokë ngjyrë vishnje, rrëmben vëmendjen e fansave me ndryshimin drastik

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore, gjersa kujdeset që të duket bukur në çdo paraqitje.

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke i kthyer flokët e saj nga bionde, në ngjyrë vishnje.

Foto: Kida/InstaStory

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, ka publikuar në InstaStory disa imazhe me ndryshimin e ri, ku ka marrë vëmendjen me dukjen atraktive.

Për këtë ndryshim ajo është komplimentuar nga fansat, teksa nuk dihet nëse një gjë të tillë e ka bërë për klipin e radhës apo thjeshtë për të dalë pak nga kornizat e të zakonshmes.

Foto: Kida/InstaStory

Sido që të jetë, 23-vjeçarja po duket mjaft joshëse me ndryshimin e ri, teksa njihet për eksperimentimet e ndryshme që ka bërë ndër vite me ngjyrat e flokëve.

Foto: Kida/InstaStory

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor “Drunk”, të cilin e publikoi në dhjetor të vitit të kaluar, teksa ende nuk ka sjell një këngë të re për vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version