Site icon Telegrafi

Kida befason në një nga paraqitjet e fundit me veshje lëkure

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që befason gjithnjë me paraqitjet që bën në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Orhidea Latifi – Kida, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale.

Bukuroshja kësaj radhe ka ndarë një imazh të realizuar në një nga mbrëmjet muzikore, me anë të cilit rrëmbeu vëmendje të madhe.

Kida (Foto: Instagram)

Ajo vjen atraktive në veshje lëkure ngjyrë të kuqe, teksa flokët kaçurrele e bën të duket edhe më tërheqëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Për këtë fotografi, biondja mori komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

E njëjta momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dale” që e solli pak javë më parë me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.

24 vjeçarja veç tjerash është e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version