Telegrafi

Kida befason fansat me ndryshimin në dukje, merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer për publikun.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh befason fansat me postimet që bën.

Këtë herë, krijuesja e hitit “Moti” mori vëmendje të madhe me stilin e flokëve e pamjen e veçantë.

Kida (Foto: Instagram)

Biondja, e kthyer në rozë, mahnit me ndryshimin në dukje teksa ka krijuar një stil unik flokësh.

Fotografitë që ndau u komplimentuan mjaft shumë edhe nga miqtë, e fansat që numëron në Instagram.

Kida njëherësh është mjaft aktive edhe në muzikë, gjersa “Edhe sa” mban titullin projekti që e lansoi për herë të fundit.

Deri më tani, kënga mblodhi mbi nëntë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/