Telegrafi

Kida – artistja shqiptare që do performojë krah Malumas në Tiranë

Kida (Foto: Instagram)

Këngëtari me famë botërore, Maluma, më 14 mars do të vijë në Shqipëri për një koncert, pikërisht për atë që njihet si Dita e Verës.

Ndonëse është në mes të turneut të tij, ai më 13 mars do të jetë në Selanik të Greqisë, dhe më 14 mars ka zgjedhur Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ylli kolumbian do të vizitojë Shqipërinë dhe në skenë nuk do jetë vetëm.

Orhidea Latifi- Kida bëhet e ditur se do jetë prezente në skenën e njëjtë ku do të interpretojë Maluma.

Ajo do të këndojë në pre-show, teksa performanca e saj pritet të zgjasë rreth 20 minuta dhe do të përbëhet nga hitet e saj ndër vite.

Lexo po ashtu "Rave Travel" ju sjell biletat më afër për koncertin e Malumës në Tiranë më 14 mars

Në vijim ndër tjerash pritet të dalin edhe emra të tjerë këngëtarësh shqiptarë që do të interpretojnë në sheshin “Nënë Tereza”.

Kida vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku dhe besohet se do ndez skenën me interpretimin e saj të mrekullueshëm. /Telegrafi/