Këngëtari me famë botërore, Maluma, më 14 mars do të vijë në Shqipëri për një koncert, pikërisht për atë që njihet si Dita e Verës.
Ndonëse është në mes të turneut të tij, ai më 13 mars do të jetë në Selanik të Greqisë, dhe më 14 mars ka zgjedhur Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.
Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ylli kolumbian do të vizitojë Shqipërinë dhe në skenë nuk do jetë vetëm.
Orhidea Latifi- Kida bëhet e ditur se do jetë prezente në skenën e njëjtë ku do të interpretojë Maluma.
Ajo do të këndojë në pre-show, teksa performanca e saj pritet të zgjasë rreth 20 minuta dhe do të përbëhet nga hitet e saj ndër vite.
Në vijim ndër tjerash pritet të dalin edhe emra të tjerë këngëtarësh shqiptarë që do të interpretojnë në sheshin “Nënë Tereza”.
Kida vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku dhe besohet se do ndez skenën me interpretimin e saj të mrekullueshëm. /Telegrafi/