Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Vettingu po merr rrugë.
Kica-Xhelili në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri qenka dorëzuar.
“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë”, ka shkruar Kica-Xhelili.
Ajo më tej ka shtuar se ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur.
“Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting. Majftë me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka shkruar deputetja e LDK-së. /Telegrafi/