Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, janë bërë rezultat i një përplasje mes zyrtarëve të LVV-së dhe LDK-së.
E gjithë kjo përplasje nisi si rezultat i një deklarate të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili të hënën tha se nuk bashkëpunon as me opozitën pa postin e kryeministrit.
Ndaj kësaj deklarate reagoi ministri i Kultutës, Hajrullah Çeku i cili tha se Abdixhiku ka ndërruar disa herë deklaratat rreth zgjedhjeve.
Tutje, ministri ka thënë “Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht”.
E ndaj deklaratës së ministrit Çeku ka reaguar deputetja e LDK-së, Dorasa Kica-Xhelili, duke thënë se LDK nuk i ndryshon qëndrimet paraelektorale.
Tutje Kica-Xhelili i është drejtuar LVV-së duke thënë se “a jeni fitues të zgjedhjeve? Bëjeni Qeverinë”
Deputetja ka shtuar se qëndrimet e LDK-së për LVV-në mund të jenë “sport i rëndë”.
“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar Kica-Xhelili. /Telegrafi/