Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, kësaj here për cështjen e Vettingut.
Ajo u shpreh se Kurti dhe Qeveria e tij e ka humbur shansën për ta reformuar sistemin e drejtësisë.
Tutje theksoi se Kosova për faj të Kurtit, e ka humbur mundësinë për ta bërë Vettingun në drejtësi.
“Dua reforma me çkapë drejtësinë por jo me kapë një qeveri tjetër. Rezsitenca që i bëhet disa reformave ska të bëjë me reformim, ka të bëjë me cështje të pronësisë. Nëse na pyet cila ka qenë alfa dhe omega kryesore e trajtimit të drejtësisë për mendimin tim ka qenë Vetingu që e kemi humb”.
“Nëse Kosova ka pasur nevojë për diçka ka qenë Vetingu gjithëpërfshirës i krejt gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin drejtësisë. Ajo që ka ndodhë është ajo që kish me ndodhë me secilin shtet të cogël që i drejtohet institucioneve3 ndërkombëtare me tri reforma paralele në të njëjtën kohë, dhe i tregon që po dojmë me kapë dhe jo me pavarësu, nuk të lënë me bërë asnjërën. E kemi humbur mundësinë e Vetingut, kemi pasur nevojë më së shumti, e ka humbur kartën e Vetingut”, tha ajo.
Kica – Xhelili, e ka akuzuar ashpër kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk e ka idenë më të vogël se çfarë është Gjykata Kushtetuese.
Sipas saj, Kurti po ashtu nuk e ka idenë se çfarë është ndarja e pushteteve derisa u shpreh se atij nuk i konvenon demokracia.
“E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarë nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, u shpreh Kica – Xhelili në RTVD.