Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, festoi rreth një javë më parë ditëlindjen e 28-të.
Ajo u befasua nga partneri i saj, artisti shkodran, Luiz Ejlli, teksa e dërgoi në një vend ku ishte dekoruar gjithçka.
E njëjta së fundmi ka ndarë një tjetër video, ku zbulon një tjetër befasi që iu bë.
“Surpriza e një jave më parë. Faleminderit strategeve për mbështetjen”, ka shkruar ajo.
Moderatorja tutje theksoi: “Ju dua dhe faleminderit që më zbukuruat ditën më të veçantë për mua”.
Kiara mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Albania 2, ku edhe gjeti dashurinë.
Bukuroshja e njohur së bashku me Luizin janë në pritje të një vajze. /Telegrafi/