Site icon Telegrafi

Kiana Kryeziu e gatshme për debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore

Kiana Kryeziu tashmë është në pritje të debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Derisa erërat e forta nuk lejuan që të zhvillohej gara e parë, aty ku do të merrte pjesë Albin Tahiri – Kiana është duke e pritur me emocion debutimin e saj.

Tashmë dihet se Kryeziu është skitarja e parë që merr pjesë nga Kosova në Lojërat Dimërore, së bashku me Albinin.

Ajo është deklaruar rreth atmosferë që po mbretëron në Pekin, para debutimit të saj, së bashku me Albinin.

Më poshtë mund të dëgjoni intervistën e plotë të Kiana Kryeziut që tregon gjithçka rreth përgatitjeve të fundit për debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore. /Telegrafi/

Exit mobile version