Khloe Kardashian e ekspozoi formën e saj mbresëlënëse në një set dy-pjesësh të zjarrtë, ndërsa merrte pjesë në prezantimin e motrës Kim për linjën e saj të kujdesit të lëkurës SKKN.
Bashkëthemeluesja e “Good American” ndau fotografi nga ngjarja – e cila u zhvillua javën e kaluar – në Instagramin e saj dhe tregoi format e saj me një veshje që përqafonte trupin dhe kishte një stampim grafik elegant hiri.
Bukuroshja – e cila mbushi 38 vjeç të hënën – e shijoi këtë ngjarje me motrën e saj më të madhe, Kimora Lee Simmons, vajzën e saj Ming Lee Simmons, aktoren Sara Foster dhe të tjerë.
Khloe e kombinoi pamjen tërheqëse me taka të qarta me majë të hapura dhe një sërë rrathësh mbresëlënës ari.
Bukuroshja bionde i kishte kapur me fijet e gjata në një topuz të ngushtë dhe kishte një fytyrë plot me grim magjepsës. /Telegrafi/