Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian shpenzon mbi 100 mijë dollarë në muaj për tretmanet e fytyrës

Khloe Kardashian (Foto: Instagram/khloekardashian)

Khloe Kardashian është vërejtur kohëve të fundit se ka ndryshime të shumta në fytyrën e saj.

Aludime nga fansat pati se bukuroshja brune i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike, teksa të tjerë e akuzonin edhe për përdorimin e ‘photoshop-it’, shkruan Mirror.

Tani, ylli i Keeping Up With The Kardashians ka zbuluar sekretin, e cila besohet se shpenzon 100 mijë dollarë në muaj për tretmanë të fytyrës.

Përpos këtyre, një grumbull parash ajo e ka shpenzuar edhe në laser, fillera dhe botox, me arsyen që të ketë më shumë vetëbesim.

Lexo po ashtu Ndryshimet e Kardashian-Jenner ndër vite, para dhe pas operacioneve plastike

Rutinat e saj të bukurisë kanë filluar të shqetësojnë familjarët e saj, të cilët mendojnë se nëse vazhdohet në mënyrë të tillë ajo do humbet bukurinë natyrore.

Njëra prej tyre që ka shfaqur pakënaqësitë është Kris Jenner, që deri më tani ka insistuar që ajo ta ruajë figurën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version