Trashëgimtaret e TOP Medias njihen për jetën luksoze dhe rëndësinë që ato i kushtojnë veshjes së tyre.
Disa herë Lori dhe Sara janë bërë pjesë e medias rozë për frymëzimet dhe kopjimet që i kanë bërë motrave të famshme Kardashian, transmeton Telegrafi.
Ditë më parë Lori u pa me veshje të ngjashme me atë të Kimit por nuk kanë vonuar shumë dhe Kardashianët u kanë kthyer “borgjin”.
Khloe në promovimin e librit të saj në Los Angeles u shfaq me veshje të ngjashme që Sara kishte veshur një muaj më parë.
E përbashkëta tjetër e tyre është edhe humbja në peshë. /Telegrafi/