Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian duket si Barbie me fustanin rozë në ditëlindjen e saj të 38-të

Khloe Kardashian është një vajzë Barbie në botën e saj të ditëlindjes.

Ylli ishte veshur në rozë, ndërsa festoi të hënën ditëlindjen e saj të 38-të me një fustan lëkure të ngushtë, duke u bashkuar me anëtarët e familjes për një festë në shtëpinë e re elegante të mamasë Kris Jenner.

“Eja zonja e vogël Barbie”, tha mamaja në një video të shpërndarë në Story-n e Kim Kardashian në Instagram, duke treguar veshjen e saj të festës me një fustan treçerekësh të gjelbër me vathë masivë smeraldi dhe diamanti.

Fustani seksi i Khloe – i cili tregonte figurën e saj super të hollë – është i ngjashëm në stil të markës së saj Good American, por i bërë nga një pëlhurë ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha rastet kur vajzat e familjes Kardashian janë dukur ndryshe nga Instagrami në krahasim me jetën reale

Ajo e kombinoi fustanin që përqafon trupin me një byzylyk të trashë me lidhje diamanti dhe një varëse në formë zemre, duke mbajtur flokët e saj biondë në një krehje të hijshme. /Telegrafi/

@khloékardashian

💕

♬ It’s Givin – Latto

Exit mobile version