Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian bëhet nënë, sjell në jetë vajzën e parë

Khloe Kardashian ka lindur një vajzë të vogël.

Ylli 33-vjeçar mirëpriti fëmijën e saj të parë të enjten rreth orës 4 të mëngjesit në klinikën e Cleveland, me nënën Kris dhe motrat Kim dhe Kourtney që gjendeshin pranë saj.

Khloe Kardashian (Getty Images)

Ajo u bashkua gjithashtu me të dashurin e saj, Tristan Thompson, sipas TMZ.

Lexo po ashtu Publikohet video kur Khloe Kardashian u tradhtua nga partneri kur ajo ishte tre muajshe shtatzënë

Ardhja në jetë e foshnjës vjen në më pak se 48 orë pasi DailyMail publikoi lajmin se Thompson ishte duke mashtruar Khloen, pasi ata poseduan një video që tregonte yllin e NBA-së duke puthur punonjësen e një klubi striptizmi në Lani Blair.

Getty Images

Ata u panë së pari nga DailyMail duke u puthur në një ‘Penthouse’ në Dream Downtown në natën e së shtunës, dhe video pastaj tregon palët që kthehen së bashku në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Familja Kardashina-Jenner është shtuar shumë gjatë vitit 2018, pasi vetëm brenda katër muajve janë bërë nëna edhe motrat e Khloes: Kim Kardashian dhe Kylie Jenner. /Telegrafi/

Exit mobile version