Telegrafi

Khedira zëvendësues i Canit në Liverpool

TURIN, ITALY - APRIL 15: Sami Khedira of Juventus celebrates after scoring his team's third goal during the serie A match between Juventus and UC Sampdoria at Allianz Stadium on April 15, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Emre Can do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Futbollisti gjerman do ta braktisë finalistin e Ligës së Kampionëve si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Klubi anglez i ka ofruar rinovimin e kontratës por Can nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Kësisoj Liverpool tanimë ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij i cili do të jetë një gjerman.

Fjala është për mesfushorin me përvojë të Juventusit, Sami Khedira.

(Photo /Getty Images)

31-vjeçari ka paralajmëruar largimin nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Ai është lidhur me një rikthim në Bundesliga por edhe me disa skuadra amerikane.

Gjithsesi tani sipas medieve angleze, ai është i lumtur për interesimin e Juventusit.

Jurgen Klopp e vlerëson shumë lojtarin dhe pritet t’i ofrojë një kontratë tri vjeçare.

Marrëveshja mes palëve thuhet se pritet të përfundojë para fillimit të kampionatit botëror. /Telegrafi/