Mesfushori gjerman, Sami Khedira po punon për të ndihmuar skuadrën e tij, Juventusin, për të transferuar bashkëkombësin e tij, Emre Can.
Emre Can ka rritur nivelin e paraqitjeve të tij që nga transferimi në Liverpool, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Mes tyre edhe gjiganti italian, Juventusi, që e dëshiron që një kohë të gjatë dhe ky nuk është më një sekret.
Me kontratën e tij aktuale që skadon në muajin qershor të 2018, Can është një objektiv i konfirmuar për drejtorin e përgjithshëm të Juves, Beppe Marotta.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Khedira ka folur këtë javë me Canin për jetën në Torino, ndërsa ata janë së bashku me kombëtaren e Gjermanisë.
Khedira është dërguar nga menaxheri i Juventusit me detyrë për të bindur bashkëkombësin e tij për t’u bashkuar me Bianconerët.
Juventusi është i gatshëm të marrë Canin si një lojtarë të lirë gjatë afatit kalimtar të verës, ndonëse oferta e janarit nuk përjashtohet.
Ndryshe, për mesfushorin e Liverpoolit interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu me trajnerin Jupp Heynckes, i cili e pëlqen shumë ish-lojtarin e tij. /Telegrafi/