Telegrafi

Khedira po fluturon në Angli që të kompletojë kalimin te Evertoni

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira thuhet se ka planifikuar një udhëtim në Angli dhe mund të jetë në rrugën e tij për në Everton të Carlo Ancelotti.

Mesfushori gjerman, sipas La Gazzetta dello Sport, e ka pyetur Zonjën e Vjetër nëse mund të udhëtojë në Angli, për të eksploruar mundësitë në një kalim në Ligën Premier.

Ish-lojtari i Real Madridit është lidhur me një lëvizje në Everton, ku ai mund të ribashkohet me ish-trajnerin Ancelotti.

33-vjeçari, i cili ka 77 paraqitje te Gjermania, u transferua në Juventus nga Real Madrid në korrik të vitit 2015 dhe ka luajtur 145 ndeshje për Zonjën e Vjetër.

Khedira nuk ishte regjistruar për të luajtur në Serie A këtë sezon dhe kontrata e tij me Bianconerët skadon në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/