Sami Khedira kishte lënë fushën në ndeshjen kthyese ndaj Monacos në minutën e 10-të shkaku i një lëndimi.
Ai kishte pësuar dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë.
Por lojtari nuk do të mungojë gjatë dhe këtë e ka konfirmuar vetë ai me një postim në facebook.
“Lajm i mirë. Nuk është asgjë serioze. Do të duhet të pushoj për disa ditë, por pas kësaj do të jenë në gjendje për të ndihmuar ekipin në lojërat vendimtare të sezonit”.
“Akoma i emocionuar për arritjen në finale të Ligës së Kampionëve dhe veçanërisht për mënyrën se si kemi luajtur”.
“Mezi po pres takimin me Real Madridin në shfaqjen e madhe të Cardiff”, ka shkruar Khedira. /Telegrafi/