Telegrafi

Khedira nuk e mohon të ardhmen në Amerikë ose Australi

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, është i hapur për ta vazhduar karrierën në Amerikë apo Australi në të ardhmen.

Zonja e Vjetër do të luajë kundër Atletico Madridit, Tottenham Hotspur dhe Melbourne Victory, gjatë verës që vjen, në kuadër të ‘International Champions Cup’ në Australi, ndërsa futbollisti gjerman është pyetur nëse mendon të luajë jashtë Evropës.

“Po mendoj shumë për jetën time, sepse është e rëndësishme jo vetëm të jetosh në të tashmen, por të mendosh edhe për të ardhmen, se çfarë lloje punësh dëshiron të bësh dhe çfarë përvojash”.

“Dhe nuk ka dyshim se futbolli në Amerikë është përmirësuar, futbolli në Australi është përmirësuar. Prandaj, pse jo?”.

“Është një mundësi për mua dhe të shohim se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh. Por, tash jam në formë të mirë dhe dua të luaj edhe për disa vite në Evropë”, ka deklaruar Khedira për Herald Sun. /Telegrafi/