Telegrafi

Khedira kthehet në Bundesliga pas 10 vitesh, për teste mjekësore te Hertha Berlin

Sami Khedira pritet të rikthehet në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori gjerman u largua 10 vite më parë nga vendlindja e tij për t’iu bashkuar Real Madridit.

33-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe duket se atë e ka zgjidh me marrëveshje me klubin italian.

Ka qenë revista gjermane ‘Kicker’ që ka raportuar se Khedira po rikthehet në Bundesliga për t’iu bashkuar Hertha Berlinit.

Reprezentuesi gjerman pritet që gjatë ditës së sotme t’i kryejë testet mjekësore dhe më pastaj të nënshkruajë kontratën me Herthën.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman ka fituar garën për mesfushorin me ekipet tjera si Stuttgart, Borussia Dortmund e Everton. /Telegrafi/