Site icon Telegrafi

Khedira: Humbjet nganjëherë janë të mirëseardhura

Sami Khedira thotë se nganjëherë nevojiten dështimet për freskimin e skuadrës. Kjo deklaratë vjen pas humbjes nga Genoa.

Bianconerët pranuan tre gola brenda gjysmë ore në Marassi, ndërsa e humbën ndeshjen me rezultat 3-1. Kjo ishte ndeshja e tretë në Serie A që e pësoi Zonja e Vjetër që megjithatë qëndron në krye të tabelës me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë.

Lexo po ashtu Genoa i jep leksion Juventusit (Video)

“Nuk e di, ndoshta ishte pasojë e përqendrimit. Ndoshta (të tria humbjet) ishin ndeshje të vështira: Genoa, Milan dhe Inter”.

“Nganjëherë nevojiten dështime për të të kujtuar se nuk bën ta humbësh përqendrimin. Jam i pari që them se duhet të përmirësohemi, me cilësinë e skuadrës sonë mund të luanim më mirë, por deri më tash kemi qenë duke fituar”.

“Cilësia është shumë, shumë e madhe dhe duam ta tregojmë më shumë veten për mediat, tifozët dhe trajnerin. Prandaj, nuk ka dyshim se duhet të përmirësohemi”, ka thënë Khedira. /Telegrafi/

Exit mobile version