Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira është në dyshim për ndeshjen finale që skuadra e tij do ta zhvillojë me Milanin.
Gjermani që u bashkua me Juventusin si transferim i lirë ka një shqetësim muskulor.
“Sami Khedira la në gjysmë stërvitjen e sotme pas një dëmtimi në muskul”.
“Gjermani do të pushojë në dy ndeshje e ardhshme, ndërsa pas testeve do të konstatohet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Milanin”, shkruhet në komunikatën e Juventusit.
Zonja e Vjetër e ka siguruar kampionatin ndërsa me 21 maj do të luajë në finale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/