Site icon Telegrafi

Khedira: Fansat madrilen kurrë nuk më respektuan

Sami Khedira ka folur para takimit final të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Juventusit, Khedira ka pohuar se kurrë nuk ka gëzuar respektin e tifozëve të Real Madridit, ku kishte luajtur për disa vjet.

“Në Madrid, trajnerët më vlerësuan dhe trajtuan shumë mirë, por jo edhe prej publikut të ekipit”, tha ai për Kicker, transmeton Telegrafi.

“Nëse luaja 10 ndeshje të mira, kjo ishte e vetëkuptueshme. Nëse në ndeshjen e 11 nuk luaja mirë, ata më gozhdonin duke më thënë se nuk e meritoi një vend në ekip”, tha mesfushori gjerman.

Khedira të shtunën do të luajë kundër ish-skuadrës në finalen e ligës elitare evropiane për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version