Sami Khedira do të zgjidhë kontratën me Juventusin, njëjtë siç bëri Gonzalo Higuain.
Mesfushori gjerman është rikthyer nga një lëndim i rëndë që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.
Edhe përkundër se ka filluar stërvitjet me grupin, e ardhmja e tij nuk shihet te kampioni aktual i Italisë.
Mesfushori gjerman nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Andrea Pirlo dhe pritet të largohet nga Juventusi.
The Sun ka raportuar se Khedira do ta ndërpresë kontratën me Juventusin e cila është valide deri në verën e vitit 2021.
Gjermani është njëri nga futbollistët me pagën më të lartë, pasi ai fiton gjashtë milionë euro në sezon dhe Juventus nuk dëshiron ta mbajë në skuadër.
Në rast se Juventus i jep gjysmën e pagave, atëherë lojtari do ta ndërpresë me marrëveshje të dyanshme kontratën e tij.
Gjithsesi e ardhmja e gjermanit duket se do të jetë në Ligën Premier, pasi Manchester United ka filluar bisedimet me të.
33-vjeçari ka pasur një bisedë me teknikun norvegjez Ole Gunnar Solskjaer i cili e ka bindur atë për tu transferuar në Old Traford si lojtar i lirë.
Gjithsesi Khedira fillimisht synon të fitojë para nga ndërprerja e kontratës me Juven pastaj synon të bashkohet me Untiedin, pasi nuk e mendon njëherë rikthimin në Bundesliga përkundër interesimit nga disa skuadra gjermane. /Telegrafi/