Superylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, i ka kërkuar Cristiano Ronaldos të qëndrojë te Manchester Unitedi edhe pas këtij sezoni, përkundër spekulimeve që flasin për largimin e tij në verë.
Djajtë e Kuq bënë një lëvizje të madhe në verën e kaluar kur e transferuar superyllin portugez nga Juventusi, mirëpo situata që atëherë ka ndryshuar.
Me 14 gola të shënuar këtë sezon, 37-vjeçari nuk ka arritur t’i ndihmojë skuadrës që të jetë konkurruese për tituj, ndërkohë që qëndrimi i tij është vënë në dyshim, pasi thuhet se nuk është i lumtur në Old Trafford.
"I'm going to ask him [if he will move]" 👀
Former UFC champion @TeamKhabib hopes Cristiano Ronaldo will stay at Man Utd 👇 pic.twitter.com/ZqBqqF2FkH
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 15, 2022
Ronaldo nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa e ka bërë shprehi të ikë drejt tunelit pas barazimeve dhe humbjeve, derisa Unitedi nuk ka pasur qëndrueshmëri këtë sezon.
Derisa raportohet se CR7 do ta kërkojë largimin në verë, miku i tij, Khabib, shpreson që portugezi ta përfundojë kontratën dyvjeçare. Ai është zotuar se do ta pyesë futbollistin për të ardhmen.
“Do të flas me të. Kur u largua nga Real Madridi më kishte treguar disa muaj më herët dhe njësoj ndodhi edhe kur u largua nga Juventusi, prandaj do ta pyes (nëse do të largohet)”.
“Sinqerisht, dua që ai të qëndrojë. Manchester Unitedi ka një ekip të fortë dhe të ri, ndërsa unë mendoj se në vitin e ardhshëm do t’u shkaktojnë probleme të gjitha klubeve”, ka deklaruar Khabib për Sky Sports. /Telegrafi/