Khabib Nurmagomedov i ka thënë Conor McGgregorit se duhet t’i fitojë dhjetë përballje radhazi në mënyrë që ta fitojë rimeçin ndaj tij.
Dyshja janë përballur në tetor të vitit të kaluar, derisa boksieri rus e kishte fituar takimin pasi irlandezi e kishte dorëzuar meçin, por lufta kishte eskaluar më pas jashtë kafazit në me të dyja kampeve.
McGregor nuk ka luftuar që nga meçi me Khabibin, andaj po tenton të rikthehet në UFC, derisa muaj më parë kishte konfirmuar pensionimin.
Por, rusi i ka vënë kushte irlandezit se duhet t’i fitojë dhjetë përballje, në mënyrë që ta fitojë rimeçin me të.
“Ky njeri duhet të kthehet dhe t’i fitojë nëntë apo dhjetë ndeshje radhazi, atëherë do të përballemi”, ka thënë fillimisht Khabib në një intervistë për ESPN.
“Ndoshta njerëzit kur ta dëgjojnë këtë intervistë do të mendojnë se: Oh, ai e mendon këtë, por nëse UFC e thërret për rimeç dhe i ofron miliona do ta bëjë. Jo, lufto dhe trego kush jeni”.
“Dua të luftojë ndaj njerëzve të vërtetë – Dustin Poirier, Tony Ferguson, ndoshta edhe njëri ndër më të mirët në histori, Georges St-Pierre.”, ka shtuar më tej Khabib.
Boksieri rus ka thënë me tej se fitorja e tij në tetor të vitit të kaluar nuk e ka vënë atë në gjumë, por që nuk dëshiron të boksoj ndaj McGregorit shkaku i sjelljeve të tij jashtë ringut. /Telegrafi/