Khabib Nurmagomedov mund të ndodhë që të rikthehet në UFC, pak muaj pasi u pensionua nga sporti i arteve parciale të përziera.
Ylli dagestanez u largua nga MMA me rekordin prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje, derisa i kishte premtuar babait të tij tashmë të ndier se nuk do të luftojë më.
Por, siç duket ky premtim do të thyhet dhe ai është duke mbajtur një shikim nga afër në duelin që zhvillohet mes Conor McGregorit dhe Dustin Poirierit më 23 janar në UFC 257.
The #UFC257 stakes have been raised! 👀@DanaWhite gives us an update on @TeamKhabib's fighting status. pic.twitter.com/FFC2GNeIUY
— UFC (@ufc) January 16, 2021
“Do të shikoj takimin në UFC 257 dhe nëse njëri nga ta shfaq diçka spektakolare, do të përballem sërish me njërin nga ta”, ka thënë Khabib.
Këto fjalë janë dedikuar veçanërisht për McGregorin që ka kohë që po e kërkon rimeçin kundër dagestanezit.
Khabib e kishte mposhtur irlandezin në tetor të vitit 2018, e nga atëherë ka qenë një luftë fjalësh mes tyre. /Telegrafi/