Telegrafi

Khabib tallet me McGregorin derisa tregon se çfarë mendon vërtetë rreth performancës së rivalit në UFC 229

Khabib Nurmagomedov thotë se ai ishte i zhgënjyer në performancën e Conor McGregorit në UFC 229 dhe priste që rivali i tij të ishte më i ashpër mendërisht.

Dagestanezi dhe irlandezi u përballën në tetor të vitit 2018 për titullin e peshave të lehta, derisa para takimit ishte një situatë e tensionuar..

Dyshja e UFC-së ishin të përfshirë në një luftë fjalësh përpara meçit, por Khabib bëri fjalimet e tij brenda Oktagonit.

Ai prodhoi një performancë të jashtëzakonshme, duke detyruar McGregorin të dorëzohej në raundin e katërt.

“Biseda plehrash nga  Conor? Po, ai kishte folur për një kohë (gjatë takimit), por kur unë fillova ta shtyja, ai menjëherë kaloi në modalitetin e tij, kjo është thjesht biznes”, ka thënë Khabib.

“Unë madje isha pak i zhgënjyer. Unë prisja që ai të ishte më i ashpër mendërisht”.

“Kur unë po e godisja me këmbë, duke biseduar me të, dhe ai u përgjigj se ishte thjesht biznes, dukej sikur ai po përpiqej të më qetësonte për të shmangur një rrahje të vërtetë, ashtu si një djalë që përpiqet të justifikohet para babait të tij të zemëruar”.

“Psikologjia është një mjet shumë i fortë”, ka shtuar më tej daegstanezi.

Nurmagomedov u largua nga UFC pasi mundi Justin Gaethje në tetor dhe ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet më të luftojë. /Telegrafi/