Site icon Telegrafi

Khabib pas triumfit: Përballja me Poirier kishte respekt, jo sikurse ajo me njeriun e ndytë McGregor  

Khabib Nurmagomedov e ka thumbuar rivalin e tij Conor McGregor pas triumfit ndaj Dustin Poirier në mbrojtjen e titullit në peshat e lehta në UFC.

Luftëtari çeçen arriti të fitojë ndeshjen ndaj amerikanit Poirier të zhvilluar të shtunën mbrëma në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nurmagomedov fitoi në raundin e tretë pasi detyroi Poirierin të dorëzoj meçin pas një shtrëngimi të fortë në qaf.

Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov mposht Poirierin dhe mbron titullin në UFC

Megjithatë, 30-vjeçari nga Dagestani ka dhënë shumë respekt për amerikanin pas ndeshjes, ndërsa e ka thumbuar McGregorin duke e cilësuar njeri të ndytë.

Nurmagomedov e fitoi ndeshjen duke përdorur pikën e tij më të fortë

“Unë dua të harroj përballjen e fundit me njeriun e ndytë (McGregor)”.

“Unë dhe Dustin Poirier kemi treguar që MMA ka të bëjë me respektin jo duke folur për plehrat”.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Khabib Nurmagomedov pas mbrojtjes së titullit në UFC: Falënderimi i takon Zotit

“Kjo luftë kishte aq shumë respekt për dallim nga lufta ime e fundit me atë njeri të ndytë”, ka thënë Khabib pas triumfit.

Ndryshe, Nurmagomedov tashmë ka rekord prej 28 fitoresh dhe asnjë humbje, ndërsa McGregor disa herë i ka kërkuar revansh. /Telegrafi/

Exit mobile version