Khabib Nurmagomedov ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta thumbuar rivalin e tij, Conor McGregor, pas humbjes nga Dustin Poirier.
McGregor u rikthye në oktogon pas një kohe të gjatë, por u mposht me nokaut nga Poirier në raundin e dytë.
Luftëtari irlandez fajësoi pauzën e gjatë për humbjen e tij nga rivali amerikan, por kështu nuk mendon edhe Nurmagomedov.
Kampioni në fuqi i peshave të lehta në UFC e ka thumbuar McGregorin pas humbjes, duke ia përmendur largimin e shokëve dhe trajnerit nga ekipi.
Reagimi i djaloshit nga Dagestani erdhi me anë të profileve të tij private në rrjetet sociale.
“Kjo është ajo që ndodh, kur të ndryshoni ekipin tuaj, t’i lini partnerët e stërvitjeve që ju bënë kampion dhe stërviteni me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”, ka shkruar Khabin në Twitter.
Në anën tjetër, Poirier e ka ftuar Khabibin për një duel kampionësh, për të definuar kush është më i miri. /Telegrafi/
This is what happened, when you change your team, leave the sparring partners who made you a champion and sparring with little kids, far away from reality.
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 24, 2021