Khabib Nurmagomedov të dielën më 7 tetor do të përballet me Conor McGregor në Las Vegas për të mbrojtur titullin e peshës së lehtë në UFC.
Për irlandezin kemi folur shpesh herë dhe për shumicën nga ne, ai është një profil i njohur. Por, kur është Nurgmagomedov?
Nurgmagomedov është kampioni në fuqi i divizionit të peshave të lehta në UFC dhe nofka e tij është ‘Shqiponja’. Deri më tani ai është i pamposhtur, nga 26 përballje nuk ka asnjë humbje.
Është 30 vjeçar (dy muaj më i ri McGregor) dhe vjen nga Rusia, por i lindur në fshatin Sildi, Dagestan.
Nurmagomedov është rusi dhe myslimani i parë që ka fituar një titull në histori të UFC dhe kështu profili i tij ka pasur një rritje të madhe në vitet e fundit (posaçërisht pas fitoreve ndaj Edson Barboza dhe Al Iaquinta).
Ai është favorit për të fituar edhe ndaj irlandezit, por për një moment të lëmë anash përballjen e tij të ardhshme në oktagon (tetëkëndësh) dhe të fokusohemi për pak te jeta e tij.
Dëshirën për t’u stërvitur në sportin e artëve të përziera marciale e ka trashëguar nga babi i tij që ishte një mundës në vitet e rinisë.
Ai është një mysliman sunit i devotshëm, një njeri që respekton familjarët e tij dhe nuk harron asnjëherë prejardhjen, pavarësisht se në profesioni i tij zhvillohet në Amerikë.
Nurmagomedov konsiderohet hero në fshatin e tij të lindjes në Dagestan, të gjithë e dua dhe luten për sukseset e tij, këtë e tregon me emocione dhe një grua e moshua nga fshati i tij.
Më poshtë keni videon e plotë nga dita e Fitër Bajramit në fshatin e tij të lindjes, ku ai vizion të gjithë fshatarët e tij, teksa ata flasin me shumë dashuri dhe emocione për njeriun e tyre. /Telegrafi/