Ish-kampioni i padiskutueshëm i UFC-së, Khabib Nurmagomedov ka treguar zgjedhjen e tij për luftëtarin më të mirë në botë.
Khabib e di saktësisht se çfarë duhet për t’u bërë më i miri absolut nga më të mirët, pasi ishte vet mbret i UFC-së.
Si njëri nga luftëtarët më me përvojë dhe më të suksesshëm që ka luftuar ndonjëherë në tetëkëndësh, njerëzit ulen dhe dëgjojnë kur Khabib flet, kështu që vlerësimi i tij për luftëtarin më të mirë në botë ‘kile për kile’ sigurisht që ka peshë.
Jon Jones aktualisht është në krye të renditjes së UFC-së, por kjo nuk është e mjaftueshme për Khabib.
Të dielën, ai postoi një fotografi në Instagramin e tij privat me Kamaru Usman dhe aty zbuloi se kush është më i miri sipas tij.
“Me luftëtarin më të mirë në botë kile për kile. Usman”, ka shkruar Khabin në postimin e tij.
Ndryshe, kampioni i peshave të mesme, Usman ka 19 fitore nga 20 lufta dhe është njëri nga superyjet më të nxehtë në UFC tani.
Usman aktualisht është duke u përgatitur për një ndeshje ndaj rivalit të urryer, Covington, me të cilën do të jetë një rimeç nga ngjarja e UFC 268 në Nju Jork.
Dyshja janë në rrugë për të rinovuar rivalitetin e tyre në Madison Square Garden më 6 nëntor.
Jones, ndërkohë, do të kthehet në tetëkëndësh vitin e ardhshëm për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme të pagesës me UFC. /Telegrafi/