Presidenti i UFC-së, Dana White, në konferencën për media zbuloi se Khabib Nurmagomedov u shtrua në spital teksa bëhej gati në stërvitjet e tij para duelit në UFC 254.
Por, përkundër kësaj ai e kishte mbajtur të fshehur, duke dashur që mos të ketë shkas që dueli ndaj Justin Gaethje të anulohej.
“Nga ajo që ky djalë ka kaluar, të gjithë ne jemi me fat që e shikuam duke u ndeshur. Me sa duket, ai ishte në spital pasi theu këmbën tre javë më parë”.
“Pra, ai kishte dy gishtërinj thyer dhe një kockë në këmbën e tij që ishte e thyer”, tha White, duke thënë se këtë ia zbuloi më pas vet ekipi i Khabib.
Nurmagomedov me këtë rast u pensionua nga MMA si kampion i peshave të lehta në UFC, me një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje. /Telegrafi/
"We're lucky we got to see him fight tonight."
"He is one of the toughest human beings on the planet." @DanaWhite pays tribute to @TeamKhabib after he bows out at #UFC254. pic.twitter.com/ika2TaD7VK
— UFC on TNT Sports (@ufcontnt) October 24, 2020
Momentet kyçe nga dueli:
https://youtu.be/duxry6dnHLM