Khabib Nurmagomedov nuk do të mbrojë titullin e peshave të lehta kundër Tony Fergusonit shkaku i krizës nga coronavirusi.
Përballja mes dy yjeve të MMA anuluar për të katërtën herë, derisa pritej që të zhvillohej më 18 prill në New York.
Por, tani i gjithë qyteti është në karantinë dhe UFC ka filluar të kërkojë një lokacion të ri.
Korea Jugore dhe Floria ishin dy opsionet e mundshme, mirëpo Khabib ka bërë të ditur se ai nuk do të përballet me Fergusonin në këtë muaj.
“Duke qëndruar në vetëizolim dhe duke lexuar reagimet e njerëzve rreth përballjes time, kthehet në atë se e gjitha bota duhet të jetë në karantinë”, ka shkruar ai në Instagram.
“Qeveritë e të gjitha vendeve, persona të famshëm dhe personat e tjerë duhet t’i përmbahen rregullave që të mos përhapet virusi, të shpëtojnë njerëzit dhe Khabib është i liruar nga të gjitha obligimet dhe të stërvitet”.
“Jam i zhgënjyer që meçi është anuluar, ndoshta si të gjithë, kisha shumë plane pas luftës, por nuk mund t’i kontrolloj të gjitha”, ka shtuar më tej ai.
Presidenti i UFC Dana White është i vendosur që UFC 249 të zhvillohet dhe Ferguson mund të përballet me Justin Gaethje ose Conor McGregorin. /Telegrafi/
Staying home in quarantine and reading the reaction of people to the situation around my fight, it turns out that the whole world should be in quarantine, governments of all countries, famous people around the world… https://t.co/ZLwFsdQSDQ
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) April 1, 2020