Khabib Nurmagomedov e ka pranuar se po e përdor mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldos për të arritur më shumë në UFC.
Ylli dagestanez do të mbrojë sonte titullin e kampionit në MMA, pasi përballë do të ketë Justin Gaethjen që është kampion i përkohshëm.
Luftëtari 32-vjeçar beson se këshillat që ia ka dhënë 35-vjeçari kanë ndikuar për të mirë në të dhe po vazhdon t’i ndjekë ato.
“Kur u takova me Ronaldon, kisha shumë pyetje për t’i bërë. Doja të dija se si po ia arrin që të jetë më i miri për 17 vite me radhë”, ka thënë Khabib.
“Që nga viti 2003, ai ka qenë duke luajtur në nivele të larta dhe në çdo sezon e ka ngirut vetën më lartë”.
“Ai e fitoi Topin e Artë pesë herë, po ashtu edhe Ligën e Kampionëve pesë herë. Isha kureshtar të dija se si e arrin ai atë gjë dhe më tregoi haptas për këtë”.
“Me sa kuptova, ishte energjia, dëshira, motivi, disiplina, teknikat e rikuperimit, regjimi ndaj turpit tuaj dhe kur i kombinon të gjitha – japin rezultatin”, ka shtuar më tej ai.
Ronaldo dhe Khabib janë parë së bashku në disa ndeja, derisa portugezi nuk ka harruar t’i dhurojë atij një fanellë në kohën kur ishte te Real Madridi. /Telegrafi/