Këshilli Gjyqësor i Kosovës është në pritje të listës së emrave të gjyqtarëve serb, për të verifikuar nëse të njëjtit janë hequr nga lista e pagave nga autoritetet serbe.
Kjo listë, të cilën Bashkimi Evropian shumë shpejt pritet t’ia dorëzoj ministres për Dialog, Edita Tahiri, do të ndihmoj KGJK-në që të kryej procesin e emërimit të 48 gjyqtarëve serb.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi i ka thënë “IndeksOnline” se deri në janar pret të pranoj këtë listë dhe të dërgoj për dekretim të presidenti i vendit Hashim Thaçi emrat e gjyqtarëve serb.
“Nëse nuk del diçka e papritur, ne po shpresojmë që duhet me fillu me 10 janar dekretimi i gjyqtarëve serb. Mirëpo ne nuk i procedojmë emrat tek presidenti për dekretim pa e marr njoftimin nga zyra e BE-së, që të njëjtit e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës dhe i kanë heq nga lista e pagave në Serbi, i cili është edhe kushti kryesor”, është shprehur Idrizi.
Sipas tij, procedura e intervistimit dhe dokumentacionit për këta gjyqtarë është kryer, ka mbetur vetëm dërgimi i emrave të tyre në presidencë.
“Tashmë vetëm kemi mbetur mi dërguar emrat e gjyqtarëve për dekretim. Shumë shpejt pritet që këta emra të dërgohen të presidenti hasim Thaçi për dekretim”, .
Dekretimi i këtyre 48 gjyqtarëve serb, vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar për Sistemin e Drejtësisë me 10 shkurt 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, Aleksandar Vuçiq dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Sipas kësaj marrëveshje, kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës.