Telegrafi

KFOR-i turk argëtohet dhe e pëlqejnë muzikën e reperit MC Qoppa

Foto: MC Qoppa/Instagram

Reperi MC Qoppa është i pëlqyer nga një pjesë e madhe e audiencës për këngët e tij.

Mesa duket projektet muzikore të reperit nga Prizrenit, pëlqehen edhe jashtë vendit, dhe jo vetëm në trevat shqipfolëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo pasi vet MC Qoppa ka publikuar së fundmi në InstaStory një video, përmes së cilës shfaq rrugën e disa nga ushtarëve të KFOR-t në Turqi, teksa dëgjojnë këngët e tij.

“Gjithmonë e dëgjojmë, madje dhe në stërvitje MC Qoppën”, kishin shkruar ushtarët e KFOR-it në mbishkrimin e kësaj video.

Foto: MC Qopa/InstaStory

Të njëjtën më pas, MC Qoppa e ka shpërndarë duke shkruar me krenari në mbishkrimin e saj: “Kur KFOR-i turk argëtohet me muzikat e mia, kënaqësi e madhe”.

Duket e fakti që muzika e tij ka depërtuar edhe jashtë vendit, e ka lumturuar në masë të madhe reperin kosovar. /Telegrafi/