Komanda e KFOR-it italian në Pejë i ka bërë pritje madhështore Majlinda Kelmendit, e cila e fitoi medaljen e artë në ‘Rio 2016’ dhe trajnerit të saj, Driton Kuka
“Komanda e KFOR-it në Pejë e komanduar nga Italia, organizoi pritje madhështore për Kampionen Olimpike ani pse në finale Majlinda mposhti bashkëvendësen e tyre”, ka shkruar Kuka në Facebook.
“Ju falënderuam forcave të KFOR-it për kontributin e tyre për shtetin tonë! Grazie Colonnello Giovanni Giagheddu”, ka përfunduar Kuka.
Xhudisja kosovare ishte mirëpritur prej institucioneve shtetërore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’.