Pjesëtarë të KFOR-it italian në Kosovë janë parë sot në mbrëmje duke ndaluar dy persona te vendi i quajtur Mazgit në dalje të Prishtinës’.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka rrëfyer për ‘Indeksonline’, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.
Sipas këtij dëshmitari, KFOR-i ka prangosur këta dy persona të cilët kishin me vete nga një çantë të zezë.
Poashtu prezent gjatë këtij rasti ka qenë edhe Policia e Kosovës.
‘Indeksonline’, ka provuar të marrë një qëndrim nga KFOR-i, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Në anën tjetër në Policinë e Kosovës thonë se nuk janë në dijeni për këtë rast.
Ndryshe, KFOR-i ka mandatin që të ndalojë persona në Kosovë, por duhet menjëherë të njoftojë Policinë e Kosovës.