Telegrafi

KFOR-i largon telat gjemborë në Zveçan

Telat gjemborë të cilat kanë qëndruar për disa ditë rresht afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, janë hequr pak me parë nga ushtarët e KFOR-it.

Kjo dëshmon për situatën aktuale të qetë në ketë komunë, ndërsa protestuesit para pak çastesh shpalosën një pano me mbishkrimin “Zveçanit është i përhershëm”, në alfabetin cirilik.

Protestuesit të cilët janë në numër më të vogël se zakonisht, kryesisht femra, janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara para ndërtesës së kësaj komune.

Pjesëtarët e KFOR-it janë para objektit komunal dhe po qëndrojnë përballë protestuesve./Telegrafi/.