Site icon Telegrafi

KFOR-i holandez përfundon misionin në Kosovë

Pas 18 vitesh, Forcat e Armatosura të Holandës përfunduan kontributin e tyre për KFOR-in, kontribut i cili filloi në vitin 1999 me shpërndarjen e rreth 4,000 ushtarëve holandezë, kryesisht nga reparti i artilerisë dhe inxhinierisë.

Sipas kolonelit Theo Plijner, Holanda do të vazhdojë të mbështesë institucionet kosovare dhe do të vazhdojë kontributin në EULEX dhe në misionet e tjera të komunitetit ndërkombëtar, shkruan faqja zyrtare informative e NATO-s.

Në ceremoninë ku zëvendëskomandanti i KFOR-it, Christian Riener, ia dorëzoi flamurin holandez Plijnerit, kanë marrë pjesë edhe ambasadori holandez në Kosovë, Gerrie Willems, dhe shumë përfaqësues tjerë ushtarakë dhe civilë ndërkombëtarë.

Exit mobile version